Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiRamis Merko: Ja pse ia delegoj qeverisë ingerencat në fushën e urbanizmit

Ramis Merko: Ja pse ia delegoj qeverisë ingerencat në fushën e urbanizmit

Kryetari i Komunës së Stugës Ramiz Merko e filloi letrën drejt qeverisë me përmendjen e shtatë ministrave dhe zëvendës-ministrave të Maqedonisë së Veriut. I kontaktuar nga TV21 ai nuk dëshiron të flasë por thotë se atë që ka pasur ta thotë e ka shkruar në letër. Merko thotë se me zhvillimet e fundit kundrejt qytetit të Strugës kanë për qëllim mbulimin e ndërtimeve pa leje në qytetin e Ohrit.

E pas këtij sulmi politik dhe mediatik siç e quan kryetari i Strugës thotë se ingerencat në fushën e urbanizmit të ia dorëzojë Qeverisë.

“Unë si kryetar i Komunës së Strugës duke pasur parasysh edhe ngjarjet e fundit dhe gjendjen politike të shtetit, vendosa që të ua delegoj ingerencat në fushën e urbanizmit”, thonë nga Komuna e Strugës.

Ministria e transportit dhe lidhjeve për TV21 thonë se për momentin po punohet në planet e detajuara urbanistike.

“Në ministrinë e transportit ka dy plane të detajuara urbanistike. Plane për Strugën për të cilat komuna kërkoi pajtim nga ministria. Në këtë moment intensivisht po punohet në këto plane duke përfshirë edhe Stugën. Letrën për të cilën flet nuk e kemi marrë ende”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Kryeministri për këtë tha se ende nuk e ka parë letrën por konfirmoi marrjen e ingerencave sa i përket urbanizmit të Komunës së Strugës dhe Ohrit, me qëllim siç tha, të përmbushen propozimet e UNESKO-s, dhe rajoni i Ohrit të mos gjendet në listën e rrezikuar të trashëgimisë kulturore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments