Policëve të Kosovës u ndalohet të shkojnë në Xhami
Kosovë, Slider

Policëve të Kosovës u ndalohet të shkojnë në Xhami

Përfaqësues të Këshillit për të Drejtat e Njeriut (KMDLNJ) janë takuar sot me drejtorin e policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, të cilin e kanë përkrahur për vendimin që zyrtarët policorë të mos shkojnë në tempuj fetarë gjatë orarit të tyre të punës, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Drejtori i policisë së Kosovës në intervistën për televizionin T7 këto ditë tha se se policëve nuk do t’u lejohet që gjatë orarit të punës të frekuentojnë objektet fetare për lutje, që shkaktoi reagime të shumta në opinionin kosovar dhe ndarje në mbështetjen dhe dënim vendim të këtillë të drejtorit të policisë.
Organizata joqeveritare e cila kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në kumtesën pas takimit të sotëm me shefin e policisë, thotë ia kanë uruar Qalajt emërimin e paradokohshëm të pozicionit përgjegjës dhe ka shfaqur shpresë se bashkëpunimi i frytshëm midis Këshillit dhe Policisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim, sipas kumtesës së organizatës joqeveritare, është biseduar edhe për probleme të tjera të cilat e ngarkojnë shoqërinë, ndërsa për të cilët presin përpjekje të mëtejshme nga shërbimet e sigurisë.
Veçanërisht janë theksuar për çështjen e lypësarëve në rrugë, që KMDLNJ e konsideron si krim të organizuar, pastaj për eliminimin e përdorimit të lëndëve narkotike në shkollat dhe lokalet e vendit e që ishte edhe brengë e KMDLNj -së.

September 21, 2018
Struga Ekspres