Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniPogradeci për herë të parë me koronavirus, tre të infektuar

Pogradeci për herë të parë me koronavirus, tre të infektuar

Shtohet harta e të prekurve me Covid-19 në juglindje. Pas Korçës me 26 raste, 19 prej të cilëve të shëruar, është Pogradeci tashmë me 3 raste të reja. Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për personel mjekësor të këtij qyteti të cilët mësohet se nuk kanë patur ndonjë histori kontaktesh me personat e infektuar madje asnjëri prej të infektuarve nuk ka qënë në kontakte me qëndrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Bëhet fjalë për 3 raste në një konsultore fëmijësh në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Pogrdecit. Një ditë më parë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec mësohet të ketë marrë 8 tamponë, pjesa më e madhe e të cilëve në këtë konsultore, 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv. Nga ana e kësaj njësie ka filluar gjurmimi i të tre rasteve me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit tek personat e tjerë. për këtë mjekët epidemiologë kanë tërhequr të gjitha kartelat e vizitave të kryera në këtë konsultore me qëllim gjurmimin e rasteve të tjera ashtu siç kanë kontaktuar familjarët dhe persona të tjerë kontakti me të 3 rastet që tashmë rezultojnë pozitivë.

Nga ana e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Korçë një ditë më parë janë dërguar 4 tamponë të cilët kanë rezultuar negativë ndërsa nga Devolli edhe Kolonja nuk është dërguar asnjë tampon.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments