Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPo ikin nga Bogovica, por dritën e dijes akoma e mban ndezur...

Po ikin nga Bogovica, por dritën e dijes akoma e mban ndezur Zimer Limani, mësuesi simbol i fshatit (FOTO-VIDEO)

Bogovica, një nga fshatrat e vjetêr shqiptar të Strugës, e cila gjendet rreth 15 kilometra largë Strugës,çdo ditë edhe më shumë po boshatiset, ku ikja e atyre pak banorëve që kanë ngelur, këto vite po bëhet edhe më alarmante, shkruan Struga Ekspres.

Shkolla e Bogovicês “LIRIA” ka vetëm katër nxënës nga klasa e parë deri në të pestën, e cila rrezikon në të ardhmen që të mbyllet.

Struga Ekspres vizitoi Bogovicën e Strugës, ku përveç katër nxënêsve dhe mësuesit simbol Zimer Limani që mban gjallë dritën e arsimit prej 35 vitesh në këtë lokalitet,vëreheshte një heshtje e plotë, me shumê dyer të mbyllura,shumica dërrmuese e fshatit e kishin braktisur atë, një pamje që të sjell frikën nga rreziku i shuarjes së këtij fshati,ku dikur kishte qindra banorë dhe dhjetra e dhjetra nxënës.

Takuam katër nxënësit e shkollës “ILIRIA”,Adis Arsllanin-klasa e parë, Baftjar Baftjarin-klasa e dytë, Mefail Arsllanin-klasa e tretë dhe Erzan Nexhipin-klasa e pestë,të gjithë në një klasë ku kësaj shkolle akoma ja ruanin shkëlqimin me super intelegjencën e tyre, kjo si pasojë e punës së palodhshme, njeriut të arsimdashês dhe atdhetar, Zimer Limani,i cili falenderoi gazetarin e Struga Ekspres për vizitên e këtij fshati dhe kêsaj shkolle pêr tê përcjellur pasqyrimin real të gjendjes së pikêllueshme të këtij lokaliteti.

Nuk i mungon motivi dhe dëshira pêr të punuar edhe mësueses së anglishtes Arbnora Hoxha e cila udhëton nga Misllodezhda pêr në Bogovicë pêr tu mbajtur leksion në gjuhën angleze katër nxënësve.
Arbnora Hoxha për Struga Ekspres shprehet se të katër nxënësit janë super intelegjent dhe po këto nxënës do të mund të marrin pjesë në garat lokale dhe rajonale.

Kliko linkun poshtë shiko pamjet nga Bogovica e Strugës!

Stafi i Struga Ekspres falenderon për mbështetjen aktivisten  dhe mërgimtaren nga Struga,  Lurata Reçi, e cila bëri të mundur realizimin e këtij rrugëtimi!

(Struga Ekspres)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2486963301390920&id=1538465143101544

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments