Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniParalajmërohet amnisti për politikanët që duhet të përgjigjen para drejtësisë

Paralajmërohet amnisti për politikanët që duhet të përgjigjen para drejtësisë

Pajtimi kombëtar mbetet fjala më e përdorur ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut mirëpo askush nuk ka ofruar ndonjë model se si mund të arrihet një gjë e tillë, shkruan REL.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se pas kërkesës për pajtim sërish mund të kamuflohet amnisti për persona të caktuar që duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Këto komente vijnë pasi së fundmi për pajtim kanë bërë thirrje krerët shtetëror me rastin e shënimit të 2 gushtit, Ditës së Kryengritjes së Ilindenit, me ç’rast presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi kanë theksuar se pajtimi mes qytetarëve dhe bashkimi i të gjitha forcave relevante në shtet është mëse i nevojshëm për t’u dhënë shtytje proceseve integruese.

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se pajtimet e deritanishme pas vete kanë lënë shijen e hidhur pasi në një farë forme në emër të pajtimit janë amnistuar personat që kanë bërë vepra kriminale. Sipasj tij, kjo duhet të përfundojë.

“Pajtimet në format që janë bërë deri më tash e që kanë nënkuptuar amnisti për politikanët që kanë shkelur ligjin duhet t’u jepet fund si praktikë. Për pajtim në kuptimin e plotë të fjalës nuk ka nevojë sepse vetë partitë politike kanë një komunikim normal i cili ka rezultuar edhe me marrëveshje konkrete, por në këtë rast unë dyshoj se pajtimi në vete nënkupton apel për amnisti për persona të caktuar si në pushtet ashtu edhe ata që janë në opozitë”, thotë Neziri.

Ai thekson se tentimi i pushtetit për të arritur ujdi me opozitën rreth Ligjit për punën e Prokurorisë themelore publike dhe zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale pas vete fsheh dhe gjetjen e modaliteteve për të shpëtuar personat e fuqishëm në radhët e partive kryesore të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments