Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk kanë para as për bukë, familja tre anëtarëshe kërkon ndihmë (VIDEO)

Nuk kanë para as për bukë, familja tre anëtarëshe kërkon ndihmë (VIDEO)

“Një ndihmë sociale e mar 4,200 denarë. Nuk kam unë tjetër gjë, shpirti më dhemb, e shoh nipin, nusen, po mundohet po nuk kanë çfarë të bëjnë” , tha Shaban Haxhiu.

Një mal me halle për Shaban Haxhiu nga Çairi. Ai njërën këmbë e ka të prerë, ka probleme me zemrën, ndërsa edhe fytin nuk e ka mirë. Jeton vetëm me nusen e djalit dhe nipin e tij të vogël.

Sevdie Haxhiu me lot në sy rrëfen për jetën e tyre skamnore dhe kushtet e vështira financiare.

“Ka pasur ditë që nuk i kam pas as 10 denarë, me ble një bukë. Kam shkuar ose te vëllai ose tek motra kam marr pare edhe kam ble”, u shpreh Sevdie Haxhiu.

Para 7 muajve kushtet e rënda ekonomike detyruan atë që së bashku me burrin dhe djalin e vogël të kërkon azil në Belgjikë.

Shkuan atje, por burri i saj, siç tregon Sevdia, pati një zënkë me një mjekë, me çka përfundoi në burg. Ajo më pas u detyrua e vetme, me djalin e saj të kthehet në Shkup.

“E mora burrin djalin për me u bë ma mirë. Shkuam atje, prej azilit asgjë, na jepshin 7 euro në javë dhe diçka për të ngrënë.

Pa i bë pesë muaj burri im u lajmërua në mjek se kishte probleme me venat. Këtu nuk kishim mundësi me ba operacion, pare duhej të kemi. 01 34 Burri u fjalos tek mjeku, pas kësaj burrin e morën edhe e futën në burg”, tha Sevdie Haxhiu.

Shtëpia në të cilën jetojnë tani është e vjetër. Çatia është e çarë, ndërsa kur bie shi, uji depërton gjithandej.

Kjo familje tre antarëshe e cila ka mbetur pa të zotin e shtëpisë, kërkon ndihmë, çfarë do që të jetë, ushqim, veshmbathje, por edhe mjete për rregullimin e shtëpisë.
https://youtu.be/iRzoqmYxcUI

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments