Njoftim nga Komuna e Strugës
Qyteti, Slider

Njoftim nga Komuna e Strugës

KUJDES
Të nderuar qytetarë,
Me që kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta apelojmë deri te qytetarët që të tregoen më të kujdeshëm sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri. Kujdes me rregulluesit teknik të instalimeve elektrike, mos i leni të ndezur paisjet në kuzhinë, mos shfrytëzoni kabllo vazhdues të improvizuara dhe të montuara joprofesionalisht, sepse kështu mund të shkaktoni zjarre dhe përveq se do të veni në rrezik sigurinë e pronës tuaj dhe te fqinjëve do të veni në rrezik jetën tuaj dhe të tjerëve pranë jush.
Si masa të domosdoshme për zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së zjarreve, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Strugë apelon deri te të gjithë qytetarët:
– të mos ndezin zjarre në mjedise të hapura dhe në vende të pasigurta;
– të mos hedhin qelqe, shishe nga qelqi dhe mbeturina tjera nga qelqi;
– të mos ndezin mbeturina dhe materiale tjera që mund te shkaktojnë zjarr;
– të mos hedhin mbetje të cigareve.
Përndryshe, do të ballafaqoheni me sanksione të parapara me ligj – dënime adekuate.
Është obligim i çdo qytetari që në rastet kur vërejnë zjarre në mjedise të hapura ti paraqesin ato në një afat sa më të shkurtër kohorë deri te institucionet kompetente.

Zjarret e tilla duhet të paraqiten në shërbimin zjarrfikës në numrin 193.

July 12, 2018
Struga Ekspres