Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNjë pjatë me fasule në javë zvogëlon rrezikun nga këto sëmundje

Një pjatë me fasule në javë zvogëlon rrezikun nga këto sëmundje

Kohët e fundit, studiuesit e Qendrës Harvard për Shëndetësi kanë gjetur se një dietë e pasur me fasule mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceri.

Studimet kanë treguar se gratë që kanë konsumuar fasule një herë në javë kishin një shans 24 për qind më pak të prekjes nga kanceri i gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip 2, tension të lartë dhe kancerin në zorrën e trashë.

Hulumtimi i fundit është kryer në 120 pacientë që vuajnë nga diabeti tip 2 dhe ka treguar se marrja e rregullt e fasules është një zgjidhje e shkëlqyer për uljen e presionit të gjakut. Fasulet parandalojnë një rritje të shpejtë të glukozës në gjak pas një vakti.

Fasulet përmbajnë shumicën e aminoacideve esenciale, në kombinim me drithëra. Përveç proteinave, ato ofrojnë një përmbajtje të lartë të hekurit, kaliumit, kalciumit, magnezit dhe zinkut. Po ashtu, janë një burim i mirë i vitaminës B.

Përmbajtja e lartë e fibrave është përgjegjës për tretje të mirë dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments