Nga stuhia e fuqishme në Zvicër lëndohen 5 persona
Bota, Slider

Nga stuhia e fuqishme në Zvicër lëndohen 5 persona

Vala e motit të ligë të shoqëruar me stuhi të fuqishme ka bërë që pesë persona të lëndohen nga rënia e drurëve të shtunën pasdite në Zvicrën qendrore, shkruan srf.ch Katër nga këto raste kishin të bënin me qytetin e Luzernit. Një grua në një makinë në fshatin Alpnach (OW) ka pësuar lëndime të rënda.

Në Luzern Bireggwald u desh të angazhohen policia, zjarrfikësit dhe ambulancat, transmeton albinfo.ch. Një paraqitje e cirkut Knie u anulua për shkak të dëmtimit të tendës. Në Züri-Fäscht u anuluan shfaqjet ajrore.

Me shpejtësinë e erës prej 135 km / h, të regjistruar në Entlebuch u shënua vlera e tretë më e lartë që nga fillimi i matjes. Gjithashtu mbresëlënëse ishte rënia e temperaturës nga 24 në 16 gradë brenda 20 minutash, gjë që shoqëroi stuhitë.

July 6, 2019

Struga Ekspres