Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNezir Gashi, veprimtar i shquar Kombëtar

Nezir Gashi, veprimtar i shquar Kombëtar

Intelektuali atdhetari ish i burgosuri politik ish luftëtari i UÇK-së me familje baca Nezir Gashi nga Graboci i Pejës është një nga heronjët tanë të gjallë , dhe një nga personalitet më të mëdha të shekullit 20-të .

Bashkëveprimtar bashkëvuajtes me të madhin Adem Demaçin në kazamatet e kryekriminelit Tito , baca Nezir ishte dhe mbetet flakadan lirie ai me shok idealesh Xhemajl Gashin Ramadan Shalen etj nuk u ndal kurrë së kontribuar dhe ndonese ishte nga më të torturuarit nuk u thye kurrë as në ilegale burgje vitet 90-ta luftë dhe pas lufte në shtetndertim ku për të kombi dhe mirëqenia mbeten primare e jo pushteti mund ishte kryetar Peje deputet minister po gjithëmonë deshi ti shërbejë vegjelisë me nder e përkushtim mbinjërezor .

Kjo familje emblematike ishte terë jetën në shërbim lirisë çlirimit dhe bashkimit kombëtar , në këtë familje Shqipëria dhe kombi mbeten perherë detyrë mbi detyrat .

Baca Nezir ishte dhe mbetet burim frymëzimi për brezin e sakrifices dhe dalëzotses atdheut UÇK-së , nga kjo familje kemi invalidin e shquar Tomor Gashi bashkohanik i shpirtmadhit Qerim Kelmendi , baca Nezir gjithëmonë ishte unifikues furnizues i UÇK-së në Dukagjin Drenicë etj dhe me eprorin e lavdishem të pavdekshmin Bekim Berisha -Abeja vendas i bac Nezir bashkeluftetar kontribuan dhe në rritjen zgjerimin e aradhave të UÇK-së .

Baca Nezir me djemtë e tij Burimin Viskin e plotë bashkëfshatar përveç strehimit njerezeve zhvendosur nga lufta moren pjesë dhe në beteja shumta në Graboc Loxhë Vranoc Baran Maznik etj ku me ka rastis ti takojë gjatë luftës sonë çlirimtare antipushtuese serbe .

Gazmendi nëna e ndjerë e mbarë familja ishin në shërbim Kosoves Shqiptarizmes, dhe kontributi i tyre ndershmeria tyre çmohet kudo në trojet tona dhe mërgatë .

Bac Nezir këtij aseti kombëtar i urojmë jetë të gjatë sa malet tona .

Erald Selca

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments