Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniNë Prizren lindet foshnja me dhëmb në gojë (FOTO)

Në Prizren lindet foshnja me dhëmb në gojë (FOTO)

Është e zakonshme që një fëmijë të lind pa dhëmbë, ndërsa deri te dalja e tyre fëmijët kalojnë nëpërmjet një procesi tejet delikat të përcjellur me temperaturë e dhimbje.

Por kështu nuk ka ndodhur me Amelia Krasniqin nga Prizreni, shkruan 04 Online.

Amelia ka lindur me 7 janar të këtij viti, dhe lindja e saj ka qenë normale, ndërsa ka befasuar mjekët, nënën, babain dhe të gjithë familjen e saj.

Besoni ose jo, Amelia ka lindur me një dhëmbë. Tashmë Amelia ka vetëm 10 ditë jetë, ndërsa dhëmbi është në proces normal të rritjes.

Mbase nuk ka të dhëna për fëmijë të tjerë në Prizren që të kenë lindur me dhëmbë, apo Amelia mund të jetë fëmiu i parë.

Arif Krasniqi, babai i Amelias e ka konfirmuar për 04 Online se vajza e tij ka lindur me një dhëmbë, dhe dje i ka bërë kontrollën e parë te dentisti i cili ka konstatuar se dhëmbi duhet ti hiqet nga frika se mos i bie vet dhe atë mund ta përbijë.

Rast i rrallë, por vërtetë interesant.

*Publikimi i fotografive është bërë me lejen e prindit të Amelias, Arif Krasniqi!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments