Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Ohër parkimi i makinës do të kushtoj 100 denarë për një...

Në Ohër parkimi i makinës do të kushtoj 100 denarë për një orë

Me vendim të Këshillit të Komunës, Ohri fitoi Premium zonë, në të cilën parkimi do të kushtojë 100 denarë për një orë. Autoritetet lokale me këtë duan ta zvogëlojnë rrëmujën në trafikut bash në qendër, veçanërisht në periudhën e verës. Çmimorja e re do të zbatohet nga e hëna e ardhshme, njofton SDK.mk.

“Premium zona e përfshin bash qendrën e qytetit. Është pjesa te Posta, deri te rrethrrotullimi te porti i qytetit. Çmimi për një orë parkimi do të jetë 100 denarë. Besojmë se në këtë mënyrë trafiku në këtë pjesë do të shkarkohet dhe do të ketë më shumë vende parkimi për të huajt, por edhe për mysafirët vendas që nuk e njohin qytetin”, thotë drejtoresha e NP “Biljanini Izvori”, Gordana Jovanoska.

Nga sot, Ohri ka liruar hapësirë ku autobusët mund vetëm të marrin dhe të lënë pasagjerët. Për këtë qëllim, do të shërbejë hapësira e parkimit para Universitetit “Shën Apostulli Pali”. Autobusët turistikë nuk do të mund të parkojnë këtu, por vetëm pas sallës sportive “Biljanini Izvori”. Çmimi i parkingut për autobusët do të jetë 300 denarë për 12 orë, përkatësisht 600 denarë për 12-24 orë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments