Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNaser Pajaziti: Ligji dhe ndëshkimi pse nuk vlenë për drejtorët e kryetarët...

Naser Pajaziti: Ligji dhe ndëshkimi pse nuk vlenë për drejtorët e kryetarët që po cënojnë të drejtat për shkollim në gjuhën e nënës?!

Nga Naser Pajaziti/
Asgjë e re për fëmijët shqiptarë në komunat Manastir, Veles, Çashkë, Gazi Babë (Idrizovë). Dy, tre ditë zhurmë për hapjen e paraleleve për mësim në gjuhën amtare, dhe gjithçka përfundon në heshtje, duke i futur frikën në palcë edhe fëmijëve, që mos të flasin mbi këtë temë, që e ka në dorë dhe e mban peng politika e mbrapshtë, paaftësia e të zgjedhurve dhe zyrtarëve përgjegjës, që dobësitë i mbulojnë me arsyetimet mos të ndezim gjakrat dhe mos të hidhërojnë komshinjtë. Këtë realitet e përjetova me dëshpërim nga prindër të këtyre zonave.

Pse po ndodhë ky diskriminim brutal antikushtetues. Pse nuk kërkohet përgjegjësi #ligjore ndaj kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të shkollave që po cënojnë të drejtat e fëmijëve shqiptarë, të cilëve u pamundësohet mësimi në gjuhën amtare. Ka masa ligjore penale edhe ndaj prindërve të organizuar nga motive politike. Shteti edhe ata duhet t’i godasë.
Ministria e Arsimit po e shohim se po luan lojën e saj duke heshtur dhe mos prishur llogaritë e bashkëqeverisjes. Por pse askush tjetër nuk ndërmerr e nxitë diçka. Gjithë ato shoqata, ekspertë e nisma qytetare.
Partitë që bërtasin e shkruajnë vetëm në internet, pse nuk organizojnë e ndihmojnë prindërit e këtyre vendbanimeve të ndërmarrin veprime ligjore. Kjo është e drejtë elementare demokratike që garantohet edhe me Kushtetutë! Tejkaloni interesat e juaja, mjaft më! Ja pjesë të ligjit:

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments