Muki: Formula për ta mundur BDI-në është ASH-ja dhe BESA
Maqedoni, Slider

Muki: Formula për ta mundur BDI-në është ASH-ja dhe BESA


Muhamed Zekiri, deputeti shqiptar i LSDM-së tha se partia e tij është e hapur për koalicione parazgjedhore me partitë shqiptare, duke përjashtuar BDI-në nga çdo mundësi bashkëpunimi.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa mund të jenë formula e duhur për të fituar BDI-në dhe për të sjell risi në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Ai madje e ka ndërlidhur situatën në Maqedoni të Veriut me atë në Kosovë, duke thënë se sikurse në Kosovë që partitë e dala nga lufta kanë rënë nga pushteti, e njëjta pritet të ndodhë edhe në Maqedoni, duke aluduar në humbjen e BDI-së.

November 13, 2019

Struga Ekspres