Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMjerimi po troket edhe në Shum dhe Zagraçan, së bashku kanë 5...

Mjerimi po troket edhe në Shum dhe Zagraçan, së bashku kanë 5 nxënës për në klasë të parë

Në fshatin Frëngovë për vitin e ri shkollor 2019/2020, do të ulen për herë të parë vetëm 10 nxënës, shifër kjo shumë herë më pak nga vitet e kaluara, mëson Struga Ekspres.

Poashtu edhe në Ladorisht, numri i nxënësve për në klasë të parë është 21, duke llogaritur se ky është një nga fshatrat më të mëdha në Strugë.

Shumi dhe Zagraçani, të dy fshatrat së bashku kanë vetëm 5 nxënës që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, ndërsa Teferiçi ka 4 nxënës.

Pra, pesë fshatra, Ladorisht, Frëngovë, Zagraçan,Shum dhe Teferiç,numërojnë vetëm 40 nxënës që do të ulen për në klasë të parë.

Këmbanat po bien me të madhe në Strugë, ndërsa heshtja e institucioneve dhe shoqërisë civile ndaj kësaj dukurie bëhet akoma edhe më e frikshme duke fundosur fshatrat çdo ditê edhe më shumë.

Të gjithë drejtë Gjermanisë, një eksod ky i paparë ndonjëherë në Strugë dhe rrethinë, ndërsa politikanët dhe shumica intelektuale shijojnë luksin e posteve drejtuese.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments