Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMisioni i Halil Kastratit, bën gjestin e madh me humanizmin e radhës

Misioni i Halil Kastratit, bën gjestin e madh me humanizmin e radhës


Në vigjilje të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës, Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në një ceremoni solemne ka dorëzuar 17 banesa për familjet në nevojë, ndërsa kanë premtuar se gjatë këtij viti do të ndërtohen rreth katërqind sosh, si dhe do të ndërtohet një shtëpi e pleqve në Suharekë.

Themeluesi dhe kryetari i shoqatës, Halil Kastrati u shpreh falënderues ndaj gjithë atyre donatorëve që kanë kontribuar që të arrihet ky rezultat dhe të përfitojnë familjet skamnore.
Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të arrijnë t’i ndihmojnë deri te dera e fundit e nevojtarit.

“Po ndërtohen katërqind shtëpi, që kjo është e para dhe e dyta po ndërtohet një shtëpi e pleqve, ku kapaciteti i saj është 508 persona. Dhe atë duke falënderuar kryetarin e Suharekës që na ka dhënë parcelën dhe objektin i cili duhet të shtihen 1.5 milion euro për t’ia shti çelësin atij objekti… Qëllimi i vetëm ynë dhe e kam lutur Zotin që mos ma merr shpirtin për derisa të arrijmë te dera e fundit e nevojtarit”, tha Kastrati.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe shumë kryetarë komunash, ku i pari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se patriotizmi për të gjithë është kur e ndërtojnë dhe e zhvillojnë Kosovën, siç po bën Halil Kastrati. Siç thotë ai ka shumë raste të rënda në Kosovë, por populli ynë është aq human dhe atdhedashës, sa po bëhet bashkë për të rimëkëmbë njëri-tjetrin.

“Për mua i njëjti patriotizëm është ai i cili ndërton dhe zhvillon vendin tonë”, tha ai. E deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se kjo ngjarje po dëshmon se siç dikur janë bërë bashkë me fituar kundër Serbisë, tash, sipas tij duhet të jemi bashkë të mundur varfërinë.

“Sikur dikur që jemi bërë bashkë për të mundur Serbinë, tash duhet të jemi sërish bashkë për të mundur varfërinë”, deklaroi Selimi

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, thuri lavde për Halil Kastratin, sipas tij ai është dhe mësim dhe bekim për secilin prej nesh. “Halil Kastrati është dhe mësim dhe bekim. Jemi të bekuar që të kemi, sepse po mësojmë për ditë prej juve”, tha ai.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se kryeqyteti ka nevojë për ndihma të tilla, që sado pak t’iu ndihmohet familjeve që janë pa strehë. “Sot kemi një derë të hapur që e kemi Halil Kastratin që sado pak është duke u munduar që komunën e Prishtinës mos të lë anash”, deklaroi ai.

Për deputetin e PDK-së, Mergim Lushtaku, puna dhe vepra e kësaj shoqate po bën që shumë familje të gëzohen dhe të bëhen me shtëpi në këto ditë feste. “Besoj që jo vetëm për mua, por për secilin shqiptar që e kemi parë veprën e Halil Kastratit dhe shoqatën ‘Jetimët e Ballkanit’ është fakt që një njëri shembullor që ka pruar dhe shpresë për shumë njerëz, sidomos tek familjet e varfra”, tha Lushtaku.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se këto iniciativa po i lehtësojnë punën atyre dhe se në historinë e këtij populli, Halil Kastrati do të jetë model për të gjithë. “Neve na ka lehtësuar punën, në historinë e këtij populli gjithmonë është jetuar me shembull dhe në këto shembuj ka pasur modele. Halil, ti dhe shoqata e juaj, Jetimat e Ballkanit jeni model për neve”, tha Ramosaj.

Lavde të mëdha për Halil Kastriatin kishte dhe nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Familjet përfituese do të jenë nga njëmbëdhjetë qytete të ndryshme, përfshi Preshevën, Shkupin dhe Tiranën.

Përndryshe, Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ deri më tani ka ndërtuar mbi katërqind shtëpi për familjet në nevojë./Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments