Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: Populli tregoi sot se Marrëveshja me Greqinë nuk kalon

Mickoski: Populli tregoi sot se Marrëveshja me Greqinë nuk kalon

“Kemi referendum të pasuksesshëm. Politika e Zaevit, pësoi debakël. Numri i qytetarëve, që apstenuan, ose votuan kundër është drastikisht më i madh se ia tyre që kanë votuar për. Është fakt se marrëveshja nuk mori dritë e gjelbërt, por stop. Populli tregoi vetëdije patriotike. Qytetarët ata që votuan kundër, edhe ata që nuk votuan, e dërguan mesazhin se kjo është Maqedonia”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA,transmeton Struga Ekspres.

Ai tha se VMRO-DPMNE mbetet me popullin dhe se do të arrijnë fitore.
“Do të ju fitojmë se kjo sot, është humbje jo vetëm për marrëveshjen me Greqinë por edhe krimet e Qeverisë, tenderët e kurdisur, ekonominë shkatërruar, për mospasjen e projekteve në arsim dhe shëndetësi. Zaev dhe qeveria e tij janë të delegjitimuar. Politikat e Zaevit dhe qeveria ranë, dhe kjo është e artë për një numër të madh të qytetarëve. Dy muaj, keni shpërndarë të pavërteta, dy muaj keni porositur anketa, hipnozë kolektiva për të manipuluar popullin. Tani qëndroj këtu dhe mund të shihemi në sy. Edhe atëherë edhe tash ju them se Maqedonia do të fitoj dhe do të vazhdoj të fitoj.
VMRO-DPMNE ka qenë është dhe do të jetë më popullin, sepse organizimi është populli dhe populli është organizata. Populli do të ju fitoj”, ka thënë Mickoski.
Mickoski tha se nesër është një ditë e re, ndërsa problemet reale mbeten për tu zgjidhur, qeveria ka humbur legjitimetin.
“Ky mesazh nga populli duhet tas respektoj qeveria, kryeministri, kuvendi, të gjithë deputetët. Sepse populli është faktori më i rëndësishëm. Ajo që nuk pati sukses ky referendum është faj i Zaevit dhe qeverisë. Sot, pothuajse 1.2 milionë qytetarë, të cilët janë për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO thanë se janë kundër ndryshimit të emrit dhe këtë nuk mund ta ndryshoj as Zaev as ndonjë politikanë tjetër”, ka shtuar më tej Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments