Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMesazhi përgjërues i shqiptarit nga Bergamo: Vëllezër shqiptarë, mos bëni gabimin që...

Mesazhi përgjërues i shqiptarit nga Bergamo: Vëllezër shqiptarë, mos bëni gabimin që bëmë ne këtu (VIDEO)

Bajron Nikolli është një shqiptar që jeton në vatrën e coronavirusit në Itali, qytetin e Bergamos. Ai në një rrëfim për RTV Dukagjinin ka thënë se Italia është në gjendje lufte.

“Nga numrat zyrtar që ju shihni, të vdekurit janë shumë me tepër. Ne e shohim me sy që numri i të vdekurve është shumë më i lartë. Në fshatin e Bergamos ku unë jetoj, shumë njerëz që kam njohur nuk jetojnë më”, thotë ai.

I riu shqiptar që jeton në Bergamo thotë se pavarësisht që tashmë janë mësuar me viktimat janë shumë të ngarkuar psikologjikisht.

“Mezi po presim të dalim nga kjo gjendje e tmerrshme”.

Nikolli thotë se janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur dhe mund të dalin vetëm për të blerë bukë.

“Vetëm ne që jemi këtu po e shohim sa e kemi nënvleftësuar situatën. Kemi menduar se është vetëm një grip i thjeshtë por realiteti na solli faturën. Ky virus vret dhe nuk fal. Nga dritarja kam parë ambulanca pa fund. Edhe tash ka ambulanca por tashmë rrugët janë boshe dhe ecin me sirena fikur”.

I riu thotë se nuk do ta kishte parashikuar kurrë një situatë të tillë. Ai ka një mesazh edhe për qytetarët e Kosovës.

“Për të gjithë vëllezërit nga Kosova që i dua shumë kam një mesazh. Ju lutem shumë qëndroni në shtëpi. Është një armik i padukshëm i cili vret dhe nuk fal. Mjafton një person të lëvizë dhe bëhet ura. Ura për një virus që mund të vejë në vështirësi një lagje apo qytet të tërë. Prandaj ju them me gjithë zemër: Mos bëni gabimin që bënë me këtu. Mos e nënvleftësoni situatën. Mësoni nga ne. Nuk dua të dëgjojë të ju atë që po dëgjohet nga ne”, tha ndër të tjera Bajron Nikolli.

VIDEO:

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments