Mërgimtari shqiptar kthehet nga Amerika pas 22 vjetësh, momenti emocional kur takon vëllezerit që i la të vegjël (VIDEO)

0
20
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

E për 45 vjeçarin Nazmi Berisha nga Gurbardhi i Malishevës është shumë emocional momenti kur i përqafon vëllezërit që i kishte lënë shumë të vegjël, njofton Klan Kosova.

Edhe e ëma e tyre, mes lotësh gëzimi mezi rrëfen përqafimin e tre bijve të saj pas kaq shumë vitesh.

Mihanja u befasua edhe nga kërkesa e të birit me të hyrë në shtëpi, në fillim të këtij muaji.

Vetë Nazmiu tregon se e pati të pa mundur të vinte më herët në vendlindje, pasi nuk e kishte nënshtetësinë amerikane.

Kronikë nga Arbëresha Fazliu.