Mensur Dauti, atdhetari i ndershëm dhe arsimtari simbol i cili përjetoj periudhën e vështirë
Qyteti, Slider

Mensur Dauti, atdhetari i ndershëm dhe arsimtari simbol i cili përjetoj periudhën e vështirë

Mensur Dauti pas pensionimit do të mbahet mend si arsimtari simbol i shkollës fillore “Jeta e re” në Frëngovë që me punën e tij prej shumë vitesh në arsim ishte shumë i dashur për nxënësit dhe stafin pedagogjik,shkruan Struga Ekspres.

Arsimtari Mensur ligjëroi në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë ku për breza të tërë përcolli dashurinë për atdheun dhe historinë e lavdishme shqiptare, ku edhe në kohrat më të vështira të ish Jugosllavisë nuk hezitoi që të thotë të vërtetën e historisë shqiptare edhe pse në planprogramet mësimore të asaj kohe nuk fliteshte për shqiptarët e sakrificës dhe luftës për liri dhe arsimin shqip por thjeshtë ishte një planprogram mësimor i gatuar në kuzhinat e Jugosllavisë qê thoshte gënjeshtra të kulluara për shqiptarët duke mbjellë urrejtje, shkruan Struga Ekspres.

Mensur Dauti ka diplomuar në Universitetin e Shkupit në vitin 1976 ku për herë të parë në vitin 1977 ligjëroi në lëndën e historisë në shkollën “Bashkim Vllazërimi” në Ohër, për tê vazhduar më pas në Ladorisht dhe Frëngovë.

Arsimtari nga Frëngova Mensur Dauti është model frymëzimi, i një njeriu të mësuar e fisnik, mësuesit guximtar e vizionar, atdhetarit të ndershëm i cili jetoj një një periudhë mjaft të trazuar për fatet e mbijetesës së kombit shqiptar, ku ai nuk qëndroi si sehirxhi, por veproi me guxim dhe trimëri, veçori të një shqiptari me ndjenja të forta atdhetarie.

(Struga Ekspres)

October 1, 2019

Struga Ekspres