Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMë shumë se 100 mjekë humbin jetën nga Covid-19 në Itali

Më shumë se 100 mjekë humbin jetën nga Covid-19 në Itali

Më shumë se 100 mjekë e kanë humbur jetën në Itali si pasojë e koronavirusit. Veç orareve të zgjatura në punë dhe ekspozimit konstant ndaj virusit, atyre u është dashur që të shohin edhe kolegët teksa humbin betejën me Covid-19.

Punonjësit në spitale tani presin se “kush do ta ketë radhën” pasi të paktën 80 mjekë dhe 21 infermiere bien viktima të virusit. Që prej nisjes së epidemisë që ka infektuar të paktën 124,600 persona e u ka marrë jetën 15,800 të tjerëve, dy infermiere kanë kryer vetëvrasje.

Në total, deri më tani rezulton që të jenë infektuar 300 mjekë në një spital në Lombardi, zona më e prekur nga virusi, ndërsa në të gjithë vendin rrezikojnë 12,000 pjesëtarë të personeleve mjekësore. Numri i madh i mjekëve të infektuar i atribuohet mungesës së masave mbrojtëse në fillim të epidemisë.

Drejtori i Njësisë së Sëmundjeve Infektive, Francesco Castelli tha për Sky News:

“Ne po pyesim njëri-tjetrin se kush do të jetë i radhës dhe sigurisht që kjo na rëndon psikologjikisht sepse nuk i kemi vetëm kolegë por i kemi edhe miq. Të gjithë ne jemi të shqetësuar se mos e çojmë virusin në shtëpi.”

Në Lombardi, shumë persona po vdesin për shkak të simptomave që nuk kontrollohen dhe pasi konsultimet në telefon nuk janë mjaftueshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments