Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMe 28 nëntor, Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi të reja për njerëzit...

Me 28 nëntor, Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë


Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur, se sëshpejti do të dhurojë edhe 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë, që kanë kushte të rënda socio-ekonomike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka thënë se çelësat për 128 shtëpi do të dhurohen brenda këtij muaji.

“Ftesë e hapur për të gjithë! Event shumë i madh gëzimi. Do të dhurohen 128 shtëpi të reja. Shqiptarët të bashkuar këtë nëntor i bëjnë 128 familje të gëzuara dhe këtë event të pa harruar”, ka thënë Kastrati.

Pra, në 10 vjetorin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, do të dhurohen edhe 100 shtëpi, e po ashtu për nderë të festës se Flamurit do të dhurohen 28 shtëpi.

Me datën 28 nëntor ora 13:00 ne sallën sportive Sezai Surroi në Prizren në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës, sportit, politikës, personelit të shumë ambasadave në Kosovë bëhet dhurimi i 128 palë çelësave të shtëpive të reja për familje nevojtare”, ka treguar Kastrati.

Ai ka thënë se, familjet që do t’i dhurohen çelësat janë thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës, të zonës Kukësit e Tropojës si dhe nga Shkupi, njofton Telegrafi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments