Mbi 40 xhami shqiptare në Zvicër do të ofrojnë ndihmë për familjet shqiptare
Bota, Slider

Mbi 40 xhami shqiptare në Zvicër do të ofrojnë ndihmë për familjet shqiptare

APEL PËR NDIHMË DHE SOLIDARIZIM ME FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI NË SHQIPËRI

Të dashur vëllezër e motra!

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër e konsideron obligim fetar dhe vëllazëror që shqiptarët kudo që ndodhen të mobilizohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri.

I bëjmë thirrje të gjitha xhamive, anëtare të Unionit, që të fillojnë organizimin për mbledhjen e ndihmave në vlera monetare.

Aksioni starton këtë të xhuma, më 29 nëntor dhe vazhdon deri në xhumanë e ardhshme.

PS: Të gjitha ndihmat (të hollat) e mbledhura nga xhematet tona, do deponohen në konton e UBISHZ-së, e pastaj do të shikohet mundësia më e mirë e mundur për t’i dorëzuar mjetet.

Shpresojmë që nëpërmjet këtyre ndihmave, sadopak t‘ju dalim në ndihmë vëllezërve tanë në këto ditë të vështira.

Lusim Allahun e Madhërishėm t’i mëshirojë të vdekurit, t’i shërojë të lënduarit dhe t’ua lehtësojë dhimbjen familjeve të viktimave.

Kryesia e UBISHZ-së

November 29, 2019

Struga Ekspres