Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia e Veriut po përgatitet për skenarin më të keq, Qeveria kërkon...

Maqedonia e Veriut po përgatitet për skenarin më të keq, Qeveria kërkon kredi 400 milionë euro

Gjithsej 400 milionë euro kredi në Eurobono do të kërkojë Qeveria nga bankat e huaja për t’i bërë ballë goditjes në ekonominë nga pandemia, tha sot ministrja e Financave, Nina Angellovska. Kredia do të ketë një afati pagese prej 12 muajve dhe do të shlyhet plotësisht kur të lëshohet Eurobono.

Sipas Angelovska, pitet norma e interesit të jetë jashtëzakonisht e favorshme, nën 2.75 për qind. “Ne jemi të përgatitur për skenarët më të këqija. Qëllimi për momentin është që të sigurojmë likuiditet të Buxhetit”, tha ministrja, duke shtuar se kredia deri te Eurobono do të kërkohet të hënën. Ajo tha se do të’i kërkohen edhe 87 milionë euro shtesë FMN-së dhe 100 milion euro nga Banka Botërore për Politikat e Zhvillimit.
“Sigurimi i Buxhetit të Shtetit dhe për skenarët më të zeza, si dhe i Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, likuiditet dhe injeksioni financiar në ekonomi, ndihmë për kompanitë dhe mbrojtja e çdo vendi të punës, janë qëllimet kyçe në këtë moment. Asnjë qytetar nuk duhet të mbetet pa të ardhura”, tha Angellovska. Ajo është decide se janë bërë të gjitha analizat, janë marrë parasysh rreziqet pas çka është konkluduar se këto masa urgjente janë aktualisht më të favorshmet. Ministrja paralajmëroi shkurtime të shpenzimeve, alokime më të mëdha në mesin e përdoruesve të buxhetit, ndërsa në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, tha ribalancim të buxhetit nuk do të nevojitet. Efektet më të mëdha të koronavirusit priten në tremujorin e dytë – ulje drastike e të ardhurave nga taksat. Në tremujorin e tretë flitet për rimëkëmbje, ndërsa në të katërtin rikuperim, madje edhe rritje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments