Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonasit dhe bullgarët sot do të takohen për "Goce Delçevin"

Maqedonasit dhe bullgarët sot do të takohen për “Goce Delçevin”

Periudha e mesjetës dhe personalitetit dhe veprës së Goce Delçevit do të gjendet në tryezë sot dhe nesër në takimin e Komisionit të Përzierë të ekspertëve maqedonas-bullgarë, i cili kësaj radhe do të mbahet në Sofje.

Siç informojnë nga Komisioni, anëtarët e tij do të debatojnë për konfirmimin e rekomandimeve te Qeveritë dhe ministritë adekuate të të dy shteteve për përmirësimin e librave të historisë për klasën e gjashtë sipas sistemit arsimor bullgar, të cilat i përfshijnë periudhën mesjetare të historisë dhe festimin eventual të ndërsjellë të Goce Dellçevit.

Takimi është vazhdim i takimit paraprak, i cili u mbajt në Shkup në qershor, ndërsa ky takim siç informojnë nga Komisioni i përzier i ekspertëve është i katërti këtë vit dhe deri në fund të vitit janë parashikuar edhe dy takime të tilla.

Deri tani Komisioni i përbashkët ka mbajtur gjashtë takime dhe u rekomandohet qeverive të të dy shteteve festimi i përbashkët i Shën Cirilit e Metodit, Shën Klimentit, Shën Naumit dhe “Car Samoili”, si dhe rekomandime për përmirësim të librave të historisë për klasën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe klasës së pestë në Republikën e Bullgarisë të cilat kanë të bëjnë me periudhën antike nga e kaluara.

Rekomandimet për të dy qeveritë për periudhën e antikës për librat e klasës së pestë në sistemin arsimor bullgar dhe për klasën e gjashtë në sistemin arsimor maqedonas ishin miratuar në mbledhjen e fundit, që u mbajt në fillim të qershorit në Shkup.

Goce Dellçev ishte çështja më e vështirë e takimit të fundit në qershor, ndërsa atëherë Gjorgjiev dhe kryesuesi bullgar Angel Dimitrov përmendën se për çështje të caktuara ekspertët e të dy vendeve kanë arritur pajtim në lidhje me personalitetin dhe veprën e Dellçevit, por për disa çështje të caktuar mendimet e tyre janë kundërshtuar.

Dimitrov shfaqi bindje se nëse vazhdohet me këtë qasje konstruktive të mbledhjeve në të cilat respektohen faktet dhe ka qasje të drejtë ndaj historisë, me siguri do të gjendet gjuha e përbashkët për festim të përbashkët të Goce Dellçevit.

“Jam i bindur se ka hapësirë dhe bazë të gjejmë mirëkuptim nëse sillemi me seriozitet ndaj fakteve historike dhe dokumentacionit, me respektim të pozitës së tjetrit. Në këtë mënyrë do të arrijmë atë që për momentin disave u duket larg”, tha Dimitrov pas mbledhjes së qershorit.

Qëllimi i mbledhjeve siç thonë nga Komisioni, është të bëhet denacionalizimi dhe depolitizimi i të kaluarës. Komisioni është formuar në bazë të barazisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike dhe arsimore, sipas nenit 8 paragrafi 2 i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të nënshkruar më 2 gusht të vitit 2017. Ka nga shtatë anëtarë të të dy shteteve, kryetar nga ana e Maqedonisë është Gjorgjiev, ndërsa nga ajo bullgare Angel Dimitrov – ambasadori i parë i Bullgarisë në vend./mia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments