Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA: Deklarata e Blerim Bexhetit paraqet skandal të ri për drejtësinë...

Lëvizja BESA: Deklarata e Blerim Bexhetit paraqet skandal të ri për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut

Deklarata e fundit e kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti i cili në kohën e VMRO-BDI ka qenë ministër i drejtësisë, se kryeministri Zoran Zaev ka ushtruar presion për të ndërhyrë në votimin e Këshillit Gjyqësor, është edhe një dëshmi se sistemi juridik i vendit është i partizuar dhe i politizuar.

Me deklaratën që dha Blerim Bexheti në formë indirekte pranoi se ai ka mundësi të ndikojë në zgjedhjen apo shkarkimin e gjykatësve por nuk e ka bërë një gjë të tillë pas kërkesës së kryeministrit Zaev. Nga këto pohime të Blerim Bexhetit lindin disa pyetje që duhet t’i përgjigjet edhe kryeministri Zaev por edhe BDI:

1. A e ka patjetër kryeministri Zaev të mban BDI-në ashtu si e mbante VMRO-DPMNE për t’i kryer shërbime në sistemin e kapur juridik?

2. Kryeministri Zaev, a e shpërbleu BDI-në duke e përkrahur në zgjedhjet lokale në këmbim të ndikimit në gjykata?

3. A erdhi kryeministri Zaev në pushtet për të ç’rrënjosur sistemin e instaluar nga Gruevski dhe BDI-ja apo erdhi vetëm për të zavendësuar Gruevskin?

4. A e ka përdorur BDI-ja pushtetin në sistemin gjyqësor për të amnestuar funksionarët e saj të korruptuar nga qeverisja e kaluar?

5. Dhe në fund, edhe sa skandale tjera duhet të presim për të parë dorëheqjen morale të ndonjë funksionari të lartë në këtë shtet, qoftë ky kryeministër, ministër, prokuror, gjykatës. Për fat të keq, qeveria aktuale e morri emërtimin si qeveria e “skandaleve” me ç’rast po dëshmon pa aftësinë e vet për të realizuar reformat e nevojshme që duhet të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Prandaj nevoja e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme është e domosdoshme pasi që u vërtetua se bartja e një partneri të koalicionit që vjen nga ish regjimi mund të prishë edhe ata që kanë ardhur në pushtet në emër të reformave dhe drejtësisë.

Lëvizja BESA
13.08.2019

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments