Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionLejohet apo nuk lejohet përdorimi i lëndëve dezinfektuese që në përbërjen e...

Lejohet apo nuk lejohet përdorimi i lëndëve dezinfektuese që në përbërjen e tyre përmbajnë alkool, me qëllim dezinfektimi?

Dijetarët bashkëkohor dhe institucionet e ndryshme fetare janë të mendimit se, përdorimi i lëndëve dezinfektuese edhe pse përmbajnë lëndë alkoolike (spirto), përdorimi i tyre është i lejuar. Përdorimi i tyre vlen në fushën e farmaceutikës dhe mjekësisë. Pastaj, si rrjedhojë e kësaj, lejohet edhe për përdorim për dezinfektimin e virusit COVID 19 dhe nuk ka ndonjë pengesë fetare, e as që pengon kryerjen e ndonjë obligimi fetar, sepse, ky lloj dezinfektuesi sipas mendimit të dijetarëve konsiderohet i pastër (ar.tahir) dhe pastrues (ar. mutahhir) .
Për lejimin e këtij dezinfektuesi mund të mbështetemi në qëndrimin e disa institucioneve fetare dhe të dijetarëve eminent, të cilët qartë kanë deklaruar për lejimin e kësaj lënde dezinfektuese, e në mesijn e tyre janë:
-Komisioni për Fetva pranë Universitetit të Ez’heri Sherifit në Egjipt.
-Dairetul Ifta, Jordan, nr, i fetvas 1983, i datës 10.01. 2012.
-Darul Ifta Misrijje, Egjipt, nr, i fetvas 1982, i datës 08.04.2012.
-Muhamed Reshid Rida, në fetvan nr, 1631, në mesin e shumë fetvave që i publikonte në revistën e tij “El-Menar”.
-Jusuf Kardavi në veprën e tij, “Fetava Muasire”, 2/515.
-Ahmed Sherabasi në veprën e tij, Jeseluneke fid-dini vel hajati, 2/30.
-Ky ishte edhe qëndrimi i dijetarëve më eminent të Sirisë në krye me muftiun e përgjithshëm të Sirisë Ahmed Kiftaro (Allahu e pastë mëshiruar).

Allahi e din më së miri.

Prof. Dr.Taxhedin ef. Bislimi

(ligjërues pranë FSHI-së dhe kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments