LAJMI I FUNDIT/ Zoran Zaev: Kërkoj zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë
Maqedoni, Slider

LAJMI I FUNDIT/ Zoran Zaev: Kërkoj zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë


Kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp ka vlerësuar se BE ka bërë gabim historik, pasi mori vendim pozitiv pë Maqedoninë e Veriut. Zaev gjithashtu ka bërë të ditur se do të propozojë në takimin e nesërm të liderëve, mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në afat sa më të shkurtër, transmeton Shenja.

“Të nderuar qytetar para dy ditëv në Bruksel u bë një padrejtësi e madhe ndaj neve. Ne përmbushëm detyrat që i kishim. Realizuam reformat, mirëpo ata nuk e mbajtën fjalën. Me vet faktin që Bashkimi Evropian nuk mori vendim për neve, ata bënë një gabim historik dhe këtë e vërtetuan të gjithë liderët evropianë. Sot publikisht dua të falenderoj një shumë të madh të shtetetve evropiane të cilët luftuan për të sjellur vendim pozitive për neve. E vlerësojmë përkrahjen e tyre. Ne e bëmë atë që duhej dhe atë që kishim mundësi. Fakt është që ne jemi viktimw e nje gabimi te madh te Bashkimit Evropian”, ka thënë Zorav Zaev.

October 19, 2019

Struga Ekspres