LAJMI I FUNDIT: Farmacitë e Strugës nga neser nuk do te kenë kufizime të dhënies së barnave me recetë!
Qyteti, Slider

LAJMI I FUNDIT: Farmacitë e Strugës nga neser nuk do te kenë kufizime të dhënies së barnave me recetë!

Prej nesër nuk do të ketë mungesë të ilaçeve në vendpushimet turistike Strugë dhe Ohër, informon Struga Ekspres.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se ata do të shfuqizojnë kuotat në Ohër, Strugë, Dojran, Resnjë dhe Gjevgjeli, që sipas Filipcës është hapi i parë drejt liberalizimit të plotë dhe heqjes së plotë të kuotave të ilaçeve në të gjithë vendin. Filipce thotë se vendasit prej vitesh janë përballur me mungesë ilaçesh në vendet turistike, pasi turistët nga qytetet e tjera po marrin recetë me vete dhe po marrin ilaçe në Ohër dhe Strugë.
(Struga Ekspres)

August 5, 2019

Struga Ekspres