Ky ish-ushtar i UÇK-së po kërkon ndihmë për vajzën e tij të sëmurë (FOTO)
Kosovë, Slider

Ky ish-ushtar i UÇK-së po kërkon ndihmë për vajzën e tij të sëmurë (FOTO)

Ish-ushtari i UÇK’së, Muhamet Kuka, që la Amerikën për t’iu bashkuar luftës për liri, ka vite që kërkon shërim për vajzën e tij.

Ai tash e dy ditë bredh oborreve të QKUK’së, nga ku kërkon shërim për vajzën e tij, Pranverën, por siç i kanë thënë mjekët, atë duhet kërkuar vetëm jashtë vendit.

Si i papunë që është prej 15 vjetësh, thotë se gjendet në hall të madh, ngase nuk mund t’i sigurojë mjetet për shërimin e vajzës.

Ai po kërkon ndihmë pasi që vajza e tij është shumë e sëmurë dhe terapitë të cilat i përdorë nuk po mundet me i përballu me një rrogë të veteranit prej 170 euro.

Për të gjithë ata që duan të i ndihmojnë atij, mund t’i shkruajnë në Facebook, Muhamet Kukaj.

 

February 7, 2019

Struga Ekspres