/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Kur do mbarojë kjo situatë? Rama përgjigjet me fjalët e profetit Muhamed!
Shqipëri, Slider

Kur do mbarojë kjo situatë? Rama përgjigjet me fjalët e profetit Muhamed!

Në një lidhje me “News 24” kreu i qeverisë, Edi Rama, është pyetur se kur parashikohet të mbarojë kjo situatë.

Rama është përgjigjur me fjalët e profetit Muhamed se, sot “po ikin me vrap” edhe superfuqitë e botës, jo më vendi ynë i vogël.”

“Meqë përmendët Zotin ju kujtoj profetin Muhamed që thotë kur bie një epidemi mos ik nga aty ku je, dhe mos shko aty ku ajo ka rënë, pra nëse të gjeti aty ku je mos lëviz, mbyllu, nëse je diku ku ka rënë, mos shko aty ku ka rënë.

Kjo është edhe porosia e OBSH e gjithë ekspertëve dhe nga unë që kam detyrim t’ju përcjell ato që më kërkojnë mjekët me insistim. Mjekët në Infektiv s’janë të frikësuar nga përballja me sëmundje por nga sjellja e qytetarëve, ndaj them që duhet ta mbledhim mendjen top e ti kujtojmë gjyshërit tanë që luftuan apo jetuan në një kohë lufte disa vjet, që i mori Shqipërisë 28 mijë njerëz, djem e vajza, me plagë nga plumbat, dhe që plagosi kushedi se sa, dhe ia dolën pa kërkuar internet, që të kenë orar më të përshtatshëm për të blerë qep e makarona, qiqra në hell të atyre llojeve që kërkon dikush sot se nuk sheh bombat e të vrarët, nuk e ka frikën që kur del nga dera ke përballë gjermanin me mitraloz që të vret aty ku je.

Kjo ‘sdo të thotë që e gjitha ajo që nuk shohim nuk po ndodh, po ndodh. Nuk e di askush kur do mbarojë, nuk mbaron duke vendosur një afat, se do mbyllemi të gjithë 14 ditë edhe do e kalojmë. S’kemi luksin te bejme eksperimente se jemi vend i vogel, jemi te dobet e ndaj jemi te paret qe ikem me vrap, e tani po ikin me vrap dhe superfuqite”-tha Rama.

March 23, 2020

Struga Ekspres