Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKu është opozita shqiptare që hesht ndaj bombave të El Chekës

Ku është opozita shqiptare që hesht ndaj bombave të El Chekës

Ka kohë që ”bombat” e El Chekës po bëjnë lajmin e ditës në ”dërzhavën” NMK, ku opozita shqiptare si Aleanca ashtu dhe Besa janë ”tretur” me mosparaqitjet e tyre si nga ekrani i vogël ashtu dhe nga konferencat e tyre të shpeshta mbi situatën politike dhe për keq-qeverisjen e këtij koalicioni. Opozita shqiptare në krye me z.Sela dhe z.Kasami, gjatë gjithë kësaj kohe të publikimit të audio incizimeve flenë gjumë, ku protagonistë kryesorë janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, të cilët shajnë dhe ofendojnë shqiptarët.

Ky nuk është roli i opozitës shqiptare që të heshtë dhe të fshihet skutave, por të kërkoj përgjegjësi morale dhe penale për fyerje dhe sharje ndaj gjithë shqiptarëve të Iliridës. Të kërkoj llogari publikisht për ofendimet që klani i qelbësirave nga DUI, i kanë bërë shqiptarëve. Ky duhet të jetë roli i opozitës shqiptare dhe jo heshtja. Mos vallë opozita shqiptare pret ndarjen e qokave apo ”kulaçëve dhe qofteve” të saja me reformatimin e qeverisë, për të cilën flitet se do të ndodh në vjeshtë, ndaj rri urtë dhe nuk proteston për një skandal të tillë siç janë ofendimet dhe sharjet ndaj shqiptarëve të disa rretheve në Iliridë! Për çfarë shërben opozita ”sehirxhie” në këtë rast? Ajo në vend të çohet dhe të denoncojë skandalin e radhës që kanë shkaktuar klani i qelbësirave nga DUI ndaj shqiptarëve, por përkundrazi është ”zhdukur” duke i bërë shërbimin më të mirë qelbësirave integriste me heshtje. Heshtja e opozitës shqiptare si Aleanca dhe Besa, ndaj këtij skandali, që për momentin është vetëm maja e ajsbergut, hedh dyshime të forta se mos brenda këtyre ”bombave” është ”bashkëfajtore në krim” edhe opozita. Nëse opozita shqiptare si Aleanca dhe Besa, qëndrojnë duarkryq dhe nuk i kërkojnë shqiptarëve të çohen në protesta për t’i kërkuar llogari dhe përgjegjësi për ofendimeve që ka bërë klani i qelbësirave ndaj shqiptarëve, atëherë edhe ata do të konsiderohen ”bashkëpjesëmarrëse në krim” me qebësirat integriste. Atëherë, shqiptarët e Iliridës nuk duhet t’i varin shpresat më te kjo opozitë që nuk bëzan dhe nuk reagon, që mesa duket edhe ajo është zhgërryer dhe përlyer në batakun e kënetës së madhe DUI, por të kërkojnë nga veprimtarët atdhetarë shqiptarë dhe rinisë studentore me intelektualët e pavarur në ballë, të riorganizohen dhe t’i dalin zot fateve të kombit në mbarë Iliridën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments