Kapet strugani, autori i 6 grabitjeve në bankën e Strugës,Ohrit dhe Kërçovës
Maqedoni, Slider

Kapet strugani, autori i 6 grabitjeve në bankën e Strugës,Ohrit dhe Kërçovës

Stefan Dimoski zëdhënës I SPB-së në Ohër informon se dje rreth orës 14.00 në zyrën e degës së “Sparkasse” Bank në rrugën “Janko Mihajlovski” në Kërçovë, një person me anë të kërcënimit me armë bëri ka kryer një “grabitje”. Oficerët e policisë nga stacioni policor në Kërçovë menjëherë dolën në teren dhe për një kohë të shkurtër kanë arrestuar C.D. (34) nga fshat i Strugës. C.D. është kapur me një qese najloni të zezë dhe me para në duar, syze të zeza, doreza dhe një pistoletë. Në konsultim me prokurorin publik, skena u inspektua.

Pas ndërmarrjen së masave dhe aktiviteteve të duhura hetimore të kryer është konstatuar që ai ka kryer gjashtë vepra të klasifikuara si “grabitje”, dy të kryer në 12/12/2017 dhe 06/02/2018 në bankë “Sparkasse” në Kërçovë dhe

në 25.11 dhe 06.12.2017 në degët e bankës “TTK” në Strugë, si dhe më 05.12.2017 në kazino “Astra” si dhe në “Silk Road”, në Bankën e Ohrit më 30.11.2017 . Me realizimin e veprave penale C.D. ka real;izuar një fitim të paligjshëm prej rreth 1.200.000 denarë.
Sektori për Punë të Brendshme Ohri, ngriti tre akuza penale kundër C.D. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer gjashtë vepra “grabitje”. Akuzat e paraqitura nga zyrat e jashtme të krimit në stacionet e policisë në Ohër, Strugë dhe Kërçovë ku ka kryer tri vepra penale “grabitje” në Strugë, një në Ohër dhe dy në Kërçovë.

February 7, 2018

Struga Ekspres