Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionJu që sulmoni Asim Musën, JENI NDALUAR PARA PASQYRËS, keni pyetur veten...

Ju që sulmoni Asim Musën, JENI NDALUAR PARA PASQYRËS, keni pyetur veten sa jeni ju vetë të ndershëm?

Xhemal Arsllani

Temë debati u bë një njeri rastësisht funksionar,i cili reflektoi ashtu si duhet dhe ashtu si që pritej prej tij,thjesht sepse Ai nuk di dhe nuk mundet ndryshe.Hallakama që u ngrit dhe akuzat që u bënë në emër të tij,të cilat akoma ligjërisht të pa dëshmuara,dhe pastaj të gjithë mund të thonë opinionin e tyre rreth rastit në fjalë.E gjithë kjo më lartë nuk ishte ajo për të cilën do të thoja disa fjalë.I kuptoj ata të cilët gjuhën e kanë më të shpejtë se trurin-mendjen,nuk pritën së paku për të dëgjuar edhe palën tjetër ,që pastaj të flasin,natyrisht mbi bazë të fakteve..Ja po i pyes publikisht disa,veçanërisht eksponentë politikë ,JENI NDALUAR PARA PASQYRËS dhe keni pyetur veten sa jeni ju vetë të ndershëm ?,dhe një pjesë tjetër akoma më të madhe të cilët Dr.Asimi i ka ndihmuar,dikë më shumë dikë më pak,por pa ndihmë sigurt nuk ka lënë njeri.Si mund që deri dje të gjithë flisnin mirë e sot “shajnë” me të madhe,gjë që tingëllon mjerueshëm kur të tillët (disa)sot janë më të zëshmit që ofendojnë pa asnjë arsye,së paku akoma të pa dëshmuar,ose një njeriu të cilit nuk i është provuar fajësia.Reflektimi i tij flet se ai nuk është nga ata për të cilët duhet bërë zhurmë pa nevojë.Nuk do të befasohesha nqs.një ditë del se e gjithë kjo ka qënë një kurdisje për motive të ulëta me qëllim komprometimi të një mjeku të suksesshëm.Do të ishte e udhës që ato të cilët kurdisën këtë lojë,të bëjnë një emision për spitalin ortopedik në Ohër se sa japin në dorë pacientët shqiptarë(ato të Shqipërisë),të cilët nuk nguruan të njollosin një njeri mjek profesionist i dëshmuar,i cili ka bërë shumë për pacientët shqiptarë në gjithë karierën e tij prej mjeku specialist i lëmisë.Reagimi i partive politike ,veçmas ato opozitare qëftë nëpërmjet eksponentëve të tyre të lartë apo me reagime të tjerae ndjejnë veten të pastër ?ata janë të zhytur deri në fyt me korrupsion ,sidomos ato të cilët punojnë të rregullt apo me honorare nëpër klinikat shtetërore .Zotërinj,juve ju meret e drejta të flisni për tema të tilla sepse po të shkruhej për ju,”FIKS FARE” do të duhej të xhirojë një serial të tërë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments