/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
”Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj”, mjeku shqiptar bën apelin e rëndësishëm
Shqipëri, Slider

”Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj”, mjeku shqiptar bën apelin e rëndësishëm

Ka shkuar në dy numri i vikimave dhe 59 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, teksa ”lufta” me koronavirusin vazhdon.

Ditën e sotme, mjeku Tritan Kalo nga spitali Infektiv në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre në mënyrë që të mos përhapin akoma më shumë CoVid-19.

“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”.

March 18, 2020

Struga Ekspres