Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionJeton Shaqiri: Jam shumë mirënjohës ndaj jush, sepse më jepni mundësinë që...

Jeton Shaqiri: Jam shumë mirënjohës ndaj jush, sepse më jepni mundësinë që të jem zëri i qytetarëve të vendit tim

Jam shumë mirënjohës ndaj jush, sepse më jepni mundësinë që të jem zëri i qytetarëve të vendit tim.

Të loboj dhe të luftoj me instrumenta demokratikë për atë që besoj se është e drejtë dhe meritë e qytetarëve tanë;

Aktualisht, po jetojmë në kohën kur meritokracia nuk është më utopi, por realitet i domosdoshëm i kohës, ku sinqeriteti, puna e devotshme dhe përkushtimi shpërblehen dhe nëse ka qytetarë që nuk po e shohin ende këtë diell në jetën e tyre, ky do jetë misioni im i parë në parlament, dielli është krijuar për të ngrohur shumicën, jo pakicën e privilegjuar.

Vlen të theksoj se kandidatura ime buron nga një subjekt politik që gjurmon njerëzit e duhur për punët e domosdoshme dhe udhëhiqet nga një lider vizionar, si kryetari Ali Ahmeti, i cili me aksionet e tij politike është shndërruar në sinonimi me çështjet më me impakt kombëtar, si pozicionimi me dinjitet i gjuhës shqipe, sigurimi i lirisë dhe mirëkuptimit nga Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi në NATO, kontributi për plotësimin e prioriteteve për çeljen e negociatave me BE-në, këto dhe arritje të tjera nga arena e punës së palodhur të Bashkimit Demokratik për Integrim;

Jo vetëm unë, por edhe çdo deputet i parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet të ndërgjegjësohet dhe të kuptojë që i shërben një populli që di të ndërrojë fletët e historisë në momentin e duhur dhe të ulë apo të ngrejë nga froni, ata që drejtojnë interesat e tyre; personalisht do vazhdoj të jap kontributin tim me zotimin se i besoj subjektit që më propozon dhe e dua popullin që përfaqësoj, si në nivel lokal, qendror edhe në Parlament.

Pozicionet tona ndërrohen sipas votave të një populli që nuk ndërrohet me askënd.
Shembull i drejtimit të Ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimi Strugë, më dha mundësinë të ofroj sa më shumë shërbime me karakter publik; mësova se bashkëpunimi me kolegë që shohin kualitetin e punës, jo pagën mujore, më motivoi të ngulmoj për t’i shpërblyer; mësova se nëse i shërben drejtësisht qytetarëve të tu, rrethohesh nga mirënjohja që shkon përtej postit drejtues; mësova se drejtuesi i vërtetë ishte qytetari që shihte në mënyrë kritike shërbimet e ofruara, sepse ajo kritikë ingranonte gjithë stafin për të gjetur zgjedhjet e duhura.

Ky është modeli që dua të ndjek edhe në Parlament, duke patur busull interesat dhe kritikat e qytetarëve dhe bashkëpunimin me këdo që shikon interesin qytetar, përtej interesit vetjak.

Falenderime të përzemërta,

Doc.Dr. Jeton Shaqiri

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments