Jeton Lena: Qeverisje për kriminelë,të llojit të njëjtê veç me një ngjyrë tjetër nga paraardhësit
Opinion, Slider

Jeton Lena: Qeverisje për kriminelë,të llojit të njëjtê veç me një ngjyrë tjetër nga paraardhësit

Zoran Zaev një njeri që shihej për qytetarët dhe sidomos nga Shqiptarët si një shpëtimtar i tyre,ky i njëjti po transformohet si një ogurzi për Shqiptarët dhe qytetarët e këtij rajoni të mallkuar.
Pse po e them këtë,po e them këtë sepse rehati dhe respekt në këtë vend gjejnë :kriminelët ,kamataxhijtë ,vrasësit dhe të gjith ata që janë të kësaj natyre përveçse njeriu punëtor dhe i ndershëm.
Nuk jam i mendimit që kjo dukuri ka qenë e trashëguar nga pushteti paraprak por, ishte ky ai që premtoi shum gjëra që nuk po i realizon ,më e keqja po e përkeqëson gjendjen e qytetarëve mesatar në atë masë që kthim mbrapa nuk ka.
Sa shoh unë ,pavarësisht për përcaktimet e tij të falsifikuara pro perëndimore dhe pro NATO,përcaktimi i tij kryesor është sundimi apo të qenit në qeveri dhe kontrollimit të aparatit shtetëror për nevojat e veta dhe të atyre që po i mbështeten.
Premtoi mirëqenie të klasës punëtore dhe rritje të rrogave.
Premtoi dalje dhe dënim të gjith atyre keqpërdorusve para gjykatës dhe dënimin e tyre.
Çka trashëguam nga ky monstrum me fytyrë engjulli:
1.Rritjen e çmimit të naftës në mënyrë marramendëse,(do të thonit ju adaptimi i çmimeve me tregun rajonal),po mirë si bëhej më parë që qëndronte çmimi më i ulët në rajon.
2.Sigurimi shëndetësor ,këtu është treguar qelbësirë fare.Sistemi paraprak kishte të paktën sigurim shëndetësor pa pagesë për të papunësuarit,ndërsa ky i ka dënuar ata që ka hequr nga puna,kush ka punuar një vit më parë duhet tia kthej paratë shtetit dmth ,të paguaj 2500 denar në muaj që të ketë sigurim shëndetësor.
3.Ka lëshuar policinë të dënoj çdonjë që nuk ka të njohur,sidomos në qytet tjetër.Shembull :Nëse je nga struga e ha gjobën në Ohër,Kërçovë,Gostivar dhe gjetiu ,apo anasjelltas.Duke parë edhe gjendjen tonë sociale dhe makinat që posedojmë ,i bie që mos dalim nga shtëpia,përveçse ata që kanë miq dhe makina të mira që nënkupton kategorinë që mbron qeverisësi me fytyrë engjulli dhe shpirt djalli.
4.Evn paguan fatura marramendëse në vendbanimet Shqiptare 4000-10000 denar në muaj,ndërsa nëpër qytetet apo fshatrat maqedone faturat janë qesharake ( mos them që në disa fshatra nuk paguajnë fare).
5.Shpresonim në ndaljen e dhënies të diplomave analfabetëve,as në këtë drejtim nuk po ndërmerr asnjë gjë.
Nuk kam energji të shkruaj më shumë sepse nuk dua ta lodh edhe lexuesin.Edhe një diçka,nuk do përgjigjem ndaj asnjë komenti sepse i di rrethanat serviliste dhe nevojat e njerëzve të caktuar për tu servilosur në strukturat përkatëse.

Autor: Jeton Lena

June 30, 2018
Struga Ekspres