Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniJep 2 milionë euro, biznesmeni i Malit të Zi për katastrofën në...

Jep 2 milionë euro, biznesmeni i Malit të Zi për katastrofën në Shqipëri

Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, thuhet se ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Lëkundjet e tokës në Durrës dhe rrethinë kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri më tani raportohet se janë 47 persona të vdekur dhe mbi 650 të lënduar. Pas kësaj katastrofe vendet fqinje kanë dhuruar ndihma të mëdha. Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion i madh prej biznesmenit, Djordje Pavicevic. Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë. Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments