Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa urimi i Ali Ahmetit për Vitin e Ri

Ja urimi i Ali Ahmetit për Vitin e Ri

Para nesh kemi një vit që përcakton fatin tonë dhe të gjeneratave pas nesh, ardhmërinë e qytetarëve, të nesërmen e përbashkët.

Jemi në prag të ndrimit të moteve të dashur vëllezër e motra, duke lënë pas nesh një vit shumë dinamik me përplot ngjarje dhe arritje siç ishin barazia gjuhësore, rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrēveshjes së Ohrit, përmbylljen e kontestit me Bulgarinë, arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO si dhe datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.Këto, bashkë me shumë të tjera u arritën në kushte të përplasjeve të vazhdueshme të interesave gjeopolitikë dhe gjeostrategjik në Evropën Juglindore, prandaj dhe duhet të jemi krenar që po ngadhnjen koncepti ynë euroatlantik, por akoma nuk kemi arritur gjer në fund, jemi në hapat përfundimtar për përmbylljen e këtij rrugëtimi të nisur nga rilindasit tanë.Sot është koha për më të dashurit, për reflektim dhe për përcaktimin e sunimeve të reja.Që nga nesër vazhdojmë punën për përfundim të suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, më pas, nisjes së procesit të anëtarësimit në NATO, ndërtimit tē parimit të konsensualitetit, zbatimin e barazisë gjuhësore, konfirmimit të datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përfundimisht fokusim i tërësishëm në infrastrukturë, cilësi, zhvillim ekonomik dhe më shumë vende punë.Gëzuar miq, paçi shëndet e mbarësi në 2019 dhe të bekuara qofshin familjet e juaja.
Ali Ahmeti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments