Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa çfarë tha policia për tragjedinë me 5 të vdekur

Ja çfarë tha policia për tragjedinë me 5 të vdekur

Nëna me katër fëmijët e saj, nuk ka arritur t’u mbijetojë flakëve të zjarrit që në mëngjesin e sotëm e kaploi një shtëpi në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Nga policia konfirmuan ngjarjen tragjike, ku sipas tyre, zjarri është ndezur herët në mëngjes, ndërkaq kanë arritur të shpëtojnë vetëm vjehrra dhe vjehrri.

“Sot rreth orës 5 të mëngjesit në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) të Tetovës, është paraqitur zjarr i cili është ndezur në shtëpinë e 78 vjeçarit nga Tetova S.Z. e locuar në rrugën Goce Dellçev në Tetovë. Flakët kanë kapluar kulmin dhe katin e lartë të shtëpisë, në të cilën janë gjendur, gjegjësisht kanë fjetur, nusja 39 vjeçare F.Z. bashkë me 4 fëmijët e saj të moshës 6, 9, 12 dhe 14 vjeç. Derisa bashkëshorti i saj dhe babai në atë kohë kanë qenë në punë, nëna me katër fëmijët nuk kanë arritur që të dalin nga shtëpia, gjegjësisht kanë humbur jetën, ndërkaq pronari i shtëpisë dhe bashkëshortja 66 vjeçare, të cilët kanë qenë në katin e parë kanë arritur që ta lëshojnë shtëpinë pa lëndime”, thotë Marjan Josifovski për Portalb.mk.

Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri plotësisht është lokalizuar, ndërkaq prokurori publik dhe ekipi i policisë vazhdojnë të kryejnë ekspertizë. Policia thotë se po punohet në konstatimin e arsyeve se pse ka ardhur deri te zjarri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments