Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIlaçet nëpër barnatore në Maqedoninë e Veriut mund t’i merrni vetëm me...

Ilaçet nëpër barnatore në Maqedoninë e Veriut mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë

Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor.
Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore.
Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës.
“Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments