Hamburgu është qyteti i parë gjerman që ka zyrtarizuar festat Islame
Bota, Slider

Hamburgu është qyteti i parë gjerman që ka zyrtarizuar festat Islame

Autoritetet në Hamburg janë bërë të parët në Gjermani që njohin zyrtarisht festat islame në mënyrë që punonjësit myslimanë dhe studentët të mund të t’i festojnë ato në shtëpi. Vendimi është pjesë e një marrëveshjeje në mes të qytetit verior gjerman dhe grupeve lokale myslimane.

Kryetari Hamburgut, Olaf Scholz, tha të martën se ai shpreson se marrëveshja do të shërbejë si një shembull për qytetet tjera gjermane.Autoritetet vlerësojnë se rreth 150.000 myslimanë jetojnë në qytetin e pothuajse 2 milionë njerëzve.

Atje po ashtu ka edhe shumë shqiptarë musliman, të cilët kanë ndërtuar qendrat e tyre apo xhamitë, ku ligjërohet në shqipe dhe fëmijët e tyre nuk humbin traditën dhe gjuhën e tyre shqipe.

Në Evropë, xhamitë janë duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm për identitetin shqiptar, pasi janë të vetmet institucione ku shqiptarët ndjehen shqiptar dhe flasin gjuhën e tyre.

April 6, 2019

Struga Ekspres