Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionHaklaj: Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit barrikadë e grushtit të shtetit dhe...

Haklaj: Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit barrikadë e grushtit të shtetit dhe regjimit autokratiko- diktatorial të Edi Rames


Azgan Haklaj

Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit barrikadë e grushtit të shtetit dhe regjimit autokratiko- diktatorial të Edi Rames.

Është hera e parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar që Presidenti i Republikës ia kthen pushtetin popullit, për shkak se ushtruesit e tij që populli ua ka deleguar për ti përfaqësuar e kanë zhytur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale, si rezultatet i uzurpimit të shtetit me pushtet nga “Rilindja”.
Në vend të shtetit të së drejtës, të republikës parlamentare, mbështetur në kushtetutë, sí dokumenti themeltar i shtetit por dhe si garantues i lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, Sulltani ynë me anë të pushtetit ka uzurpuar shtetin dhe ka krijuar një regjim autokratiko- diktatorial.
Parlamenti është monopartiak, me një opozitë artificiale të krijuar prej tij, kushtetuta është zhvleftësuar dhe me shumë ka vlerë një akt noterial se ajo.
Republika parlamentare ka rënë, në vend të saj kemi një Republikë Kryeministrore.
Për të përligjur uzurpimin e shtetit nga pushteti Edi Rama po sponsorizon një puç kushtetues që të kapë Gjykatën Kushtetuese e të pushtojë Presidencën, të vetmin instikam të pathyer prej tij, e të vetëpagëzojë vehten autokrat të gjithë shqiptarëve siç quheshin carët e Rusisë për rusët.
Pra jemi mirëfilltazi përpara një grushti shteti duke shkelur haptazi kushtetutën.
Mirëpo Kushtetuta është miratuar me referendum popullor dhe i takon popullit të kthejë legjetimitetin e saj. Presidenti Ilir Meta ju ka drejtuar popullit dhe e ka thirrurr në Bulevardin Deshmorët e Kombit me dt 2 mars në orën 17, me Slloganin domethënës “Për Shqipërinë, për Kushtetutën, për Kombin”, në mbrojtje të demokracisë, parlamentarizmit, shtetit të së drejtës, republikës, Shqipërisë e të ardhmes saj EuroAtlantike, parimeve themelore të demokracive përendimore dhe lirive të gjithësecilit, sundimit të ligjit e barazisë para tij, ruajtjes se Integritetit territorial të Kosovës, për ti thënë:
Jo Grushtit të Shtetit.
Me dt 2 mars qytetarët shqiptarë, përtej bindjeve politike do ti drejtohen Bulevardit që mban emrin e atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut, për ti thënë stop grushtit të shtetit, për ti venë fre pushtetit të pakufizuar autokratiko- diktatorial të Despotit Shqiptar, për ti thanë ndal pushtetit të krimit të siguruar me vota të vjedhura e me para të pista, të mafies dhe grupeve të ristrukturuara kriminale.
Beteja e 2 marsit është betejë e sovranit me kalifatin e Edi Ramës apo partisë shtet të “Rilindjes”, të subashëve, mubashëve, taksidarëve të saj që e kanë mbërthyer si oktapod demokracinë shqiptare.
Kryeministri ynë ka adaptuar proverbën makiaveliane “Politika nuk ka lidhje me moralin” dhe postulatin e kollosit të letrave italiane Françesko de Santis “Qëllimi justifikon mjetin”, në mënyrë të paskrupullt me çdo çmim e mjet po përpiqet të perligjë regjimin që ka instaluar dhe kapjen e shtetit nga pushteti i tij absolut.
Nëpërmjet plutokracisë mediatike të kontrolluar prej tij, tellallëve mercenarë, oligarkëve të oborrit e ka promovuar regjimin e vet si pushtet aristokratiko- teknokratik për në fakt ka rezultuar krejt e kundërta, kleptokratët e kakistokratët rilindas për çdo ditë po bien si peshqit në rrjetën e vetingut politik.
Kibernetika e rilindjes nuk e shpëton dot nga fundosja anijen ramiane në Trekëndeshin e Bermudës.
Poeti amerikan James Ressell Lowell në vitin 1876 në një letër drejtuar Joel Bentonit shkruante:
“Ajo që më mbushë me dyshim dhe tronditje është degradimi i tonit moral”.
“A është qeveria jonë e popullit, nga populli, për popullin apo një kakistokraci në dobi të pasurve dhe në shpinë të varfërve e budallenjëve”.
Aristoteli i Lashtë, filozofi më me ndikim mbi njerëzimin për më shumë se dy mileniume na ka lanë postulatin ;
“Jemi skllevër të ligjeve për të qenë të lirë”.
Filozofia e së drejtës thotë se sigurisht shteti merr nga një copë lirie të çdo individi por ka për detyrë tua kthejë përsëri njerëzve në formën e zhvillimit social, publik duke sistemuar të mirën publike, sigurinë e jetës, barazinë, moralin, dhe drejtësinë, sepse shteti është përgjegjës për qytetarin e vet.
Zhan Pol Sartri, përfaqësuesi tipik i ekzistencializmit apostrofon:
“Njeriu nuk lind si qenie e kompletuar por vetëkrijohet duke zgjedhë moralin e tij”.
A e ka përmbushur këtë filozofi Regjimi i Ramës?
Është krejt e thjeshtë për tu përgjigjur.
Pushteti i tij është pushtet i pakufizuar i siguruar me vota të vjedhura, me para të pista të mafies dhe grupeve të ristrukturuara kriminale, pasi ka shkatërruar procesin zgjedhor e asgjesuar votën e lirë, ka uzurpuar pushtetin qendror, grabitur pushtetin lokal, gllabëruar institucionet kushtetuese, zhduki konkurencën e lirë, duke i trajtuar qytetarët e vet si kafshë politike po i detyron të braktisin Shqipërinë.
Me postulatin “Nese keni zgjedhur rolin e krimbit mos u zemëroni kur të tjerët ju shkelin me kepucë” Filozofi Emanuel Kant na motivon perifrazimin e Homerit të ndjesive shqiptare Gjergj Fishta duke i kerkuar ndjesë për ndryshimin e vargut;
“N’kambë shqiptar e mos tu leshojë jo zemra
se kurrësesi s’keni me u thye
Fort me e rëndë është zgjedha e Ramës n’qafë
Se guri i varrit mbi krye”.
Sovrani me dt 2 mars duhet ti japë fund tranzicionit të gjatë dhe të mbyllë kapitullin e autokracisë dhe të çelë epokën e rikthimit të demokracisë që ngadhnjeu në marsin e vitit 1992.
Ai ka të drejtën absolute, hyjnore mbi çdo regjim.

.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments