Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiGresa Mustafai, kampione në "Tetova Open 2019" (FOTO)

Gresa Mustafai, kampione në “Tetova Open 2019” (FOTO)


Gresa Mustafai, kampione në “Tetova Open 2019”

Vikendin që lam pas (03.11.2019) në Tetovë u zhvillua turneu i 18 – Ndërkombëtar në Karate “Tetova Open 2019”, ku morën pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi dhe klubet nga vendi.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga me tetë sportistë. Sportistët Strugan, bënë një paraqitje të mirë duke arkëtuar tetë medalje, nga të cilat një medalje ari, tre medalje të argjenta dhe katër medalje të bronzta.
Gresa Mustafai edhe njëherë dëshmoi se është në rrugën e duhur, dita ditës ajo po përmirësohet dhe në stilin e një kampioneje, arriti ti fitojë të gjitha kundërshtaret dhe me plotë meritë u stolis me medalje ari në kategorinë -50 kg të lindura 2006.
Me medalje të argjentë u stolisën:
Drini Hajredini (-50kg, 2008)
Hamza Zylali (kadet, +70kg) dhe
Loriana Ramo (juniore, -59kg)
Ndërsa me medalje të bronztë u stolisën:
Pasho Mustafai (-47kg, 2007)
Velerda Seferi (kata 2006)
Zana Xheladini (juniore, +59) dhe
Fejzulla Dauti (+70kg, kadet)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments