Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionFitim Hoxha: Për ata që dëshirojnë një Kombëtare

Fitim Hoxha: Për ata që dëshirojnë një Kombëtare

Për ata që dëshirojnë një Kombëtare

I ulur pran meje në stadium në ndeshjen Kosovë-Çeki, një shqiptar i Kosovës që punon në Zvicër më tha: “E dua shumë këtë Kosovë” dhe mi tregon venat e dorës sikur tregon se aty rrjedh gjak kosove, e vazhdon: “e kam ndjek Shqipërin edhe në Francë dhe në ndeshje tjera, por prej kur i largoj ngadal kosovarët dhe ne bëm ekipin tonë, vetëm se u dëshiroj të bëhen më të mirët, por unë do të ndjek Kosovën”. Ky mendim i të ndjerit “i tradhtuar” mbizotron ndër kosovarët. Ato poashtu pas pavarsimit kanë një dëshirë për t’u treguar se janë të aftë e të suksesshëm vetë si kosovar, duke harruar se janë shqiptar.

Në Shqipëri, opinioni flet me respekt për ekipin e Kosovës dhe sukseset e saj, por asnjëherë me ndonjë nostalgji apo dëshirë për t’i përqafuar përsëri kosovarët dhe ashtu të korrë sukses tjetër.

Shqiptarët e ngratë të Maqedonisë me pak shqiptar nga diaspora janë të vetmit që duan një Kombëtare. Kjo temë, e jo më ndonjë veprim, është e mbyllur me dry si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë që nga anëtarsimi i Kosovës në FIFA. Nëse vetë shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë nuk duan një Kombëtare, atëherë ne tjerëve na mbetet t’i ndjekim të dyja secili cilën don sipas bindjeve të veta. Por nuk është turp edhe Maqedoninë e V. ta shohësh me 5 shqiptar.

Përfaqësueset sportive janë reflektim i politikës dhe i formimit të shteteve. Unë jo, por nipërit e mi ose do ta gjejnë çelsin e Kombëtares së përbashkët ose do të bëhemi si gjermanët, komb me një gjuhë në tre shtete Gjermani, Austri e Zvicër.

Nga përvoja ime në shkallët e stadiumeve duke luajtur Kombëtarja dhe dy përfaqsueset, u mundova të jem realist.

Fitim Hoxha (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments