Fillim fantastik për FC Veleshta, “shkatërron” Karaormanin e Strugës me rezultatin 4:1
Qyteti, Slider, Sport

Fillim fantastik për FC Veleshta, “shkatërron” Karaormanin e Strugës me rezultatin 4:1

Përshëndetje Veleshtë
Kemi kënaqësinë tju informojmë se sot në ndeshjen e parë të sezonit të ri, shënuam një fitore të pastër dhe shumë të rëndësishme, duke mposhtur me rezultat 4:1 ekipin e Karaormanit nga Struga.
Veleshta e nisi me këmbë të mbarë. Golat për ekipin tonë i shënoi Dielli Kaba,Maku Shehu dhe Fartan Hani x2 i cili me këtë dygolësh dëshmoi formën e tij të mirë dhe synimin që këtë sezon të bëhet golashënuesi më i mirë i ligës si dhe Veleshta përfundimisht të arrij objektivin që është Liga e Dytë..

#ForcaVeleshta🔴⚫️❤️

Përcjell Struga Ekspres

September 1, 2019

Struga Ekspres