Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: E dimë saktësisht se çka po ndodhë dhe kemi kapacitet të...

Filipçe: E dimë saktësisht se çka po ndodhë dhe kemi kapacitet të përballemi edhe me këtë valë të Kovid-19

Gjendja e sistemit shëndetësor, kapacitetet për kujdes të pacientëve, numri i madh i shtretërve të lirë spitalorë, numri i ulët i punonjësve të infektuar shëndetësorë, numri i makinave të lira respiratore, që e konfirmoi ky aktivitet intensiv, gjatë disa ditëve të kaluara nga analiza e kontakteve dhe të gjithë indikatorët e tjerë, tregojnë se e dimë saktësisht se çka po ndodhë dhe kemi kapacitet të përballemi edhe me këtë valë të sëmundjes, theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, ka punë thelbësore mes valës së parë dhe të dytë. Atëherë, theksoi, nuk e dinim se çka mund të presim, nuk e dinim sa mund të zgjerohej virusi, kishte shumë të panjohura dhe për vetë virusin nuk e dinim sa mund ta ngarkojë sistemin shëndetësor.

“Tani kemi gjendje tjetër, kemi më shumë njohuri, resurse, sistem seriozisht të sendërtuar shëndetësor edhe lidhur me kapacitetet për vendosje, edhe lidhur me pajisjen mjekësore edhe lidhur me pajisjen mjekësore dhe lidhur me njohuritë e punonjësve shëndetësorë. Ajo është detyra e sistemit të jetë i organizuar dhe i përgatitur, përkatësisht të jemi të sigurt se mund të përballemi edhe me këtë valë”, theksoi Filipçe.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë masat e mbrojtjes personale, protokollet e lëvizjes, mbajtjen e distancën dhe u bëri thirrje kompetentëve ta kontrollojnë këtë dhe të sanksionojnë aty ku ka shkelje, sepse, siç sqaroi, kjo është mënyra e vetme për t’u mbrojtur dhe për ta parandaluar përhapjen virusit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments