Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFestat, institucionet kanë zgjatur pushimet

Festat, institucionet kanë zgjatur pushimet

Festat që nga sot filluan ta zbrazin kryeqytetin. Shumë qytetarë për Pashkë dhe për 1 Maj udhëtuan jashtë Shkupit . Më mbresëlënëse janë rrugët gjysmë të zbrazëta dhe mungesa e kaosit në trafik.

“Trafiku mendoj tani është në rregull sepse kur është ditë pune, është katastrofë”.

Turistët e huaj këto ditë do të mund ta shohin Shkupin pa rrëmujën e zakonshme.

“Ne mbërritëm dje dhe pati shumë rrëmujë. Sot rrugët janë boshe. Në Londër, festuam Pashkët javën e kaluar, kështu që tani do ti festojmë për herë të dytë. “

Udhëtimi në një destinacion të huaj për Pashkët, ndryshe nga më parë, tani është në modë, thonë qytetarët më të vjetër të Shkupit.

“Kush në fshat, kush në qytet. Ata që ishin qytetarë festonin këtu dhe në shesh, në Kala, në fshatrat përreth kishin muzikë dhe ashtu. “

Edhe pse e marta është ditë pune, qytetarët tregojnë se shumë institucione dhe kompani i kanë lidhur ditët e pushimit.

“Po, i kemi lidhur. Jam drejtor ekzekutiv në një institut dhe i kemi lidhur sepse edhe klientët tanë, që blejnë tek ne, i kanë lidhur festat”.

“Po, po. I kanë lidhur. Shumë të afërt kanë shkuar në Gjevgjeli, kush në Egje e kush në Kozhuf. Do të kthehen diku të enjten pas festave”.

“Nuk është mirë. Vallë do të festojmë tërë vitin? Lidhe këtë, lidhe atë. Kur do të punojmë, kur?

E Premtja e Madhe zyrtarisht është ditë jopune vetëm për komunitetin ortodoks, kështu që për shembull Çairi sot kishte më shumë lëvizje.

“Sot nuk punojnë të tjerët, ne punojmë sepse jemi të komunitetit mysliman”.

“Nuk e di nëse shqiptarët shkojnë në punë apo jo. Ne nuk i kremtojmë festat që i kanë ata. Ne sot kemi Ditën e Xhuma dhe këtë e festojmë”.

Disa vlerësojnë se në ditë të këtilla edhe qytetarët e tjerë nuk duhet të punojnë.

“Mund edhe të mos punojnë. Nuk ka lidhje. Mund edhe të lidhen ditët. Pasi jetojmë në shtet të përbashkët, është mirë që edhe ne edhe ata t’i lidhim ditët në këto festa”.

Megjithatë, shërbimet e kujdestarisë do të funksionojnë normalisht. Nga Shtëpia e Shëndetit Publik njoftojnë se gjatë festave do të sigurojnë mbrojtje shëndetësore prej 24 orëve nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë ndërsa rregullisht do të punojë Shërbimi për vizitë në shtëpi.

Ndryshe, nuk është boshatisur vetëm Shkupi. Në kalimin kufitar “Bogorodica” me Greqinë, vetëm sot në mëngjes, nga vendi kanë udhëtuar mbi 7000 qytetarë.

ALSAT

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments