Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëri“Erdhi një si lumë i madh!” Shoferët tregojnë tmerrin që përjetuan (VIDEO)

“Erdhi një si lumë i madh!” Shoferët tregojnë tmerrin që përjetuan (VIDEO)

Shumë drejtues të automjeteve që u përmbytën dje në aksin e autostradës Tiranë Durrës mbrëmjen e kaluar, kanë shkuar sot po në autostradë, për të qenë të pranishëm në rimorkimin e makinave të tyre.
ABCnews u ka marrë prononcime disa prej tyre. Qytetarët tregojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë ditën e djeshme dhe tmerri që përjetuan. Njëri prej tyre shpehet se e braktisi makinën e tij pasi nuk kishte rrugëzgjidhje, ndërsa një tjetër qytetar thotë se e pa me sytë e tij kur vërshoi një “lumë” i tërë uji në autostradë dhe mori nën të edhe makinat e bllokuara në trafik.

“Rreth orës 6 e gjysëm të pasdites dhe ishte stopuar trafiku dhe në një moment vërshoi komplet. Kishte dhe një stuhi me shi të menjëhershme dhe arriti uji deri në 1 metër. U detyruam abandonuam makinat. Nuk na ndihmoi asnjeri, ishte e pamundur…Njoftuam policinë, por siç duket ishin shumë të zënë. Unë jam larguar direkt, braktisa makinën dhe direkt jam kthyer për Tiranë, kam arritur pas 3 orësh në Tiranë nga ato rrugët dytësore. Më ndihmuan disa persona dhe…”- shprehet qytetari.

“Thjesht erdhi lum i madh këtu në autostradë. Ndihmë s’patëm nga njeri, deri në 05:00 të mëngjesit unë s’pashë njeri që të vinte. Të paktën u ngroha te ai hoteli atje pa drita”- tha nje tjeter qytetar.

“Në orën 6 e gjysëm doli uji këtej edhe ra shumë, u rrit niveli i ujit edhe ngelën. Nga Gjirokastra jam. Ja ai kamioni që ka ngelur i Gjirokastrës është”.- u shpreh shoferi.
https://youtu.be/QMqkIO_1GmQ

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments