Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiEkspertët alarmojnë për rritjen e nivelit të liqenit të Ohrit (VIDEO)

Ekspertët alarmojnë për rritjen e nivelit të liqenit të Ohrit (VIDEO)

Para fillimit të sezonit të shkrirjes së borës nga malet dhe rrezikut për rritjen e nivelit të Liqenit të Ohrit, ekspertët alarmojnë. Ata i bëjnë thirrje shtetit të qaset në ndërtimin urgjent të një sistemi digjital modern për rregullimin e saktë të derdhjes së lumit Drini i Zi në Strugë. Të zëvendësohet mënyrën aktuale primitive e rregullimit me dërrasat dhe trarët.

Kjo është më se e nevojshme, sidomos pas përmbytjeve të rënda që ndodhën pranverën e kaluar në një pjesë të brigjeve të Ohrit dhe Strugës, gjë që shkaktoi dëme serioze në objektet hotelierike. Nga Elektranat e Maqedonisë që drejtojnë hidrocentralet e Drinit për Alsat thanë se projekti paraprak për derdhjen mekanike të ujit nga liqeni është përpunuar në vitet e 80 të shekullit të kaluar.

Realizimi i mundshëm i një projekti të tillë do të varet në shumë mënyra nga mendimet dhe kushtet e marra nga institucionet e tjera: UNESCO, Ministria e Mjedisit, Komuna e Strugës dhe institucionet e tjera kompetente- thonë nga ELEM.

Digjitalizimi i derdhjes së lumit do të përfaqësonte një shkallë më të madhe, thonë nga ELEM, që nënkupton punime ndërtimore për një periudhë më të gjatë kohore. Pas gati një dekade, në Strugë këto ditë është riparuar dhe sanuar ura e drurit në lumin Drini i Zi në digën rregulluese. Qëllimi ishte për të forcuar sigurinë e saj, pasi ajo përdoret gjithashtu edhe për këmbësorët.

Miki Trajkoski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments